Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili po përfundon mandatin e tij diplomatik në vend.
Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke falënderuar ambasadorin Westerlund për angazhimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ajo ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e ndërtuar gjatë mandatit të diplomatit suedez, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme.
Haxhiu ka theksuar se partneriteti dhe miqësia mes Kosovës dhe Suedisë do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.




