Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen e bujqve në Kosovë, duke thënë se prodhuesit vendorë po përballen me vështirësi të mëdha.
Kryeziu ka deklaruar se mungesa e kapaciteteve për grumbullim, ruajtje dhe përpunim të produkteve bujqësore ka ndikuar negativisht te fermerët, të cilët sipas tij po hasin probleme edhe në dorëzimin e grurit.
Ai ka akuzuar institucionet se nuk kanë bërë investime të mjaftueshme në zhvillimin e bujqësisë, duke pretenduar se kjo situatë po favorizon rritjen e importeve dhe po dëmton prodhimin vendor.




