Anthony Joshua është rikthyer në ring me fitore, duke e mposhtur me nokaut në raundin e dytë boksierin shqiptar Kristian Prenga në duelin e zhvilluar në “Jeddah Superdome” të Arabisë Saudite.
Përveç rezultatit sportiv, vëmendje kanë marrë edhe përfitimet financiare nga kjo përballje. Edhe pse pagesat zyrtare nuk janë bërë publike, raportime të ndryshme bëjnë të ditur se fondi total i meçit ishte rreth 5.7 milionë euro.
Sipas këtyre raportimeve, Joshua ka përfituar afërsisht 4.6 milionë euro, ndërsa Prenga rreth 1.1 milion euro – shuma më e madhe e fituar prej tij gjatë karrierës.
Promotori Lou DiBella ka thënë se kjo përballje ishte një mundësi e madhe financiare për boksierin shqiptar, duke theksuar rëndësinë e këtij dueli për karrierën e tij.
Joshua, ndërkohë, pas kësaj fitoreje po vazhdon rrugëtimin drejt një përballjeje të mundshme me Tyson Furyn, e cila pritet të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti.




