Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.
Gjatë takimit, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga pritja e delegacionit, ndërsa nuk është paralajmëruar konferencë për media pas përfundimit të takimit.
Më herët gjatë ditës, Haddad është takuar edhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.




