Këngëtarja Fifi ka bërë të ditur se së shpejti mund të publikojë këngën e saj të re me titull “Melek”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ftuar ndjekësit që të tregojnë mbështetjen e tyre, duke vendosur disa objektiva në pëlqime, komente dhe shpërndarje.
Fifi ka thënë se nëse këto shifra arrihen, kënga mund të publikohet shumë shpejt për publikun.
Fansat e saj tashmë kanë nisur reagimet, ndërsa mbetet të shihet nëse sfida do të përmbushet.




