Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Driton Haxhiaj, ka përfunduar Kursin e Komandantit të Kontingjentit për Operacione Paqeruajtëse në Japoni.
Kursi u organizua nga Qendra Japoneze për Trajnim dhe Kërkim për Operacionet Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNTRC), pranë Kolegjit të Shtabit të Bashkuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë në Tokio.
Programi kishte për qëllim përgatitjen e komandantëve për udhëheqjen e misioneve komplekse paqeruajtëse, përmes trajnimeve profesionale, analizave dhe ushtrimeve praktike në planifikim dhe koordinim të operacioneve ndërkombëtare.




