Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, temperaturat e parashikuara nuk pritet të arrijnë nivelin që kërkon zbatimin e masave të përkohshme të kufizimit të qarkullimit.
Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e kushteve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë në rast të ndryshimeve.




