Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet B.M., i cili dyshohet për përfshirje në rastet e fundit të vjedhjeve në Zveçan.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari figuron me mbi 80 raste penale. Ai ishte liruar nga burgu më 17 korrik 2026, pasi kishte vuajtur katër vjet burgim dhe ishte liruar me kusht.
Pas lirimit, B.M. dyshohet se ka kryer veprat penale të raportuara ditë më parë në Zveçan.




