Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer pasi u filmua duke kryer kundërvajtje në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.
Sipas Policisë, drejtuesi i një veture Mercedes me targa gjermane tejkaloi kolonën e automjeteve nga krahu i djathtë dhe më pas lëvizi në trotuar, duke u rikthyer sërish në korsinë e qarkullimit.
Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, njësia e trafikut arriti ta identifikojë shoferin dhe i shqiptoi gjobë.
Me pëlqimin e tij, vlera e gjobës u dyfishua, në përputhje me Ligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, duke shmangur masën e ndalimit të vozitjes për tre muaj, pasi posedon patentëshofer të huaj.




