Deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 578.3 milionë euro gjatë qershorit 2026, duke shënuar një rritje prej 16.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet arritën në 102 milionë euro, ndërsa importet në 680.3 milionë euro. Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës, me pjesën më të madhe të eksporteve dhe importeve.
Gjermania vazhdon të jetë destinacioni kryesor për eksportet kosovare në BE, ndërsa Kina dhe Turqia kryesojnë mes vendeve jashtë BE-së për importet në Kosovë./EO/




