Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.
Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe për kontributin e saj në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.




