UEFA ka deleguar gjyqtarin ndërkombëtar kosovar Mervan Bejtullahun për të drejtuar ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League mes skuadrave Ilves Tampere dhe Stjarnan.
Takimi do të zhvillohet më 30 korrik në stadiumin Tammelan Stadion në Tampere të Finlandës, me fillim nga ora 18:00.
Në këtë sfidë, Bejtullahu do të asistojë nga gjyqtarët anësorë Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.
Federata e Futbollit e Kosovës ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër dëshmi të besimit të UEFA-s ndaj gjyqtarëve kosovarë dhe profesionalizmit të tyre në garat ndërkombëtare. FFK u ka uruar suksese ekipit të gjyqtarëve në këtë përballje evropiane.




