Rrudhat dhe qeskat poshtë syve shpesh lidhen me kalimin e viteve, por ato mund të shfaqen edhe si pasojë e faktorëve të tjerë që ndikojnë në shëndetin e lëkurës.
Ekspertët theksojnë se ekspozimi i tepërt ndaj diellit, ndotja, mungesa e gjumit, stresi, ushqyerja jo e shëndetshme dhe duhani mund të përshpejtojnë plakjen e lëkurës.
Rrezet ultraviolet dëmtojnë elasticitetin e lëkurës, ndërsa mungesa e gjumit dhe stresi ndikojnë në hidratimin dhe prodhimin e kolagjenit.
Edhe konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ndikojë në dobësimin e strukturës së lëkurës, ndërsa shprehitë e përsëritura të fytyrës, si rrudhja e syve apo lëvizjet e shpeshta të muskujve të fytyrës, mund të favorizojnë shfaqjen e rrudhave.
Një stil jetese i shëndetshëm, mbrojtja nga dielli dhe kujdesi i rregullt për lëkurën mund të ndihmojnë në ruajtjen e një pamjeje më të freskët.




