Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është ftuar në një organizim në Izrael, ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme juridike dhe kushtetuese.
Në këtë aktivitet, që do të mbahet në muajin tetor, Hasani pritet të bashkëbisedojë me akademikë, gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Izraelit, ekspertë ligjorë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Temat e diskutimit do të përfshijnë të drejtën ndërkombëtare, qeverisjen kushtetuese, sigurinë kombëtare, të drejtën humanitare dhe sfidat e demokracisë.
Pjesëmarrja e Hasanit vjen në kuadër të një forumi ku trajtohen zhvillimet aktuale ligjore dhe kushtetuese me të cilat përballet Izraeli./EO/




