Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuzat kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe shtatë të akuzuar të tjerë në rastin “Drenica 1”, ku ngarkoheshin për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Leon Përlaska, ka vlerësuar se nuk janë provuar akuzat ndaj të pandehurve dhe se nuk ka pasur prova bindëse për fajësinë e tyre.
Përveç Lushtakut, nga akuzat u liruan edhe Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani dhe Sheremet Jashari.
Rasti “Drenica 1” lidhej me akuzat për ndikim te dëshmitarët dhe ngjarje të tjera që kishin të bënin me proceset gjyqësore ndaj pjesëtarëve të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës”.




