Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 14:13, pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika kufitare. Në Han të Elezit pritjet janë deri në 15 minuta, në Muqibabë deri në 90 minuta, ndërsa në Dheun e Bardhë deri në 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa pritje të konsiderueshme.




