Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka vazhduar aksionet për rritjen e sigurisë në trafik përmes planeve operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”.
Gjatë 10 ditëve të fundit janë realizuar 1,892 teste për alkool, ku 123 drejtues automjetesh janë kapur duke vozitur nën ndikim të alkoolit dhe ndaj tyre janë marrë masat përkatëse.
Policia ka shqiptuar edhe 1,580 gjoba për shkelje të ndryshme në trafik, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe mosrespektimin e rregullave të tjera.
Gjatë kontrolleve janë identifikuar edhe dy raste të posedimit të narkotikëve dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut për parandalimin e aksidenteve.




