Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e subjekteve politike, ku pritet të diskutohet përgatitja e seancës konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Kosovës.
Takimi është paraparë të mbahet të premten, më 31 korrik, në orën 11:00, në Sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, në agjendën e takimit është vetëm një pikë diskutimi: koordinimi dhe përgatitjet për seancën e parë të legjislaturës së re, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht.




