Deputetja Fitore Pacolli dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbështesë aksionet mjedisore me personel, makineri dhe kapacitete logjistike, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt.
Pacolli ka theksuar se mbrojtja e mjedisit kërkon angazhim të përbashkët institucional dhe se ky partneritet synon përmirësimin e hapësirave publike dhe rritjen e sigurisë mjedisore në vend.




