Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kërkuar që partia të zhvillojë një proces të brendshëm demokratik për rimëkëmbjen e saj pas rezultateve të fundit zgjedhore.
Hamiti ka thënë se LDK-ja duhet të rikthehet te vlerat e saj tradicionale dhe programi politik si parti e qendrës së djathtë, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkimit brenda strukturave të partisë.
Sipas tij, Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së duhet të shërbejë për diskutim të hapur mbi të ardhmen e partisë dhe për organizimin e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet.
Ai ka vlerësuar se një lidership i zgjedhur nga anëtarësia do të duhej të punojë për forcimin e LDK-së dhe rikthimin e saj si një forcë kryesore politike në Kosovë.




