Policia e Kosovës ka bërë të ditur raportin e përgjithshëm për 24 orët e fundit, i cili përfshin të dhënat për sigurinë në trafik dhe masat e ndërmarra nga organet e rendit.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me pasoja fatale. Ndërkohë, janë evidentuar 27 aksidente me persona të lënduar dhe 52 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të trafikut, policia ka shqiptuar gjithsej 2,831 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.




