Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorisë së Shtetit është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, me fokus kontrollin e auto-parkingjeve.
Gjatë operacionit janë inspektuar 65 auto-parkingje, ku janë evidentuar disa parregullsi dhe shkelje të dyshuara ligjore.
Sipas Policisë, rastet e identifikuara do të trajtohen nga institucionet kompetente, ndërsa aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në sektorë të tjerë për të siguruar respektimin e obligimeve ligjore dhe fiskale.




