Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të vlefshme për datën 30 korrik 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është 1.73 euro për litër, i benzinës 1.51 euro për litër, ndërsa i gazit 0.60 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.




