Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, të thirrur pas kërkesës së delegatëve për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Kuvendi u thirr pasi u plotësuan kriteret statutore me dorëzimin e nënshkrimeve të nevojshme nga delegatët. Abdixhiku ka konfirmuar se mbledhja është thirrur për shqyrtimin e shkarkimit të tij, duke e cilësuar procesin si të panevojshëm, por duke theksuar se do të respektojë vendimin e delegatëve.
Në përfundim të Kuvendit pritet të vendoset nëse Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.




