Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për të premten një takim me kryetarët e partive politike që kanë fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit.
Takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe do të fokusohet në përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit, e cila është planifikuar të mbahet më 6 gusht.
Në këtë seancë pritet të bëhet verifikimi i mandateve dhe kuorumit të deputetëve, betimi i tyre, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive udhëhiqet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri./EO/




