Në një zonë të hapur në Rahovec janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se i përkasin një personi dhe mund të jenë bartur nga uji pas reshjeve të fundit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga një qytetar, i cili gjatë ecjes në një fushë ka vërejtur mbetjet e dyshuara.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë mbetjet mortore për procedura të mëtejshme.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa pritet të përcaktohet identiteti dhe rrethanat e gjetjes së tyre.




