Gjykata e Lartë në Shqipëri ka caktuar 15 shtatorin si datë për rishqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, pas kthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.
Kjo e fundit ka kërkuar që Gjykata e Lartë të arsyetojë më tej nëse ekzistojnë alternativa të tjera ndaj masës së arrestit në burg.
Veliaj, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, ka kërkuar rishikimin e kësaj mase.
Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuza për korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të paligjshme në ambientet e paraburgimit.
Procesi gjyqësor ndaj Veliajt, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë ndodhet në fazën e shqyrtimit të çështjes në themel.




