Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se respekton vendimin e delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke theksuar se fjala e fundit në parti i takon gjithmonë anëtarësisë.
Ai tha se, ndonëse e kishte konsideruar të panevojshëm mbajtjen e Kuvendit, e pranon me përulësi rezultatin dhe e sheh atë si përgjegjësi për të ruajtur drejtimin e LDK-së.
Abdixhiku bëri thirrje për bashkim brenda partisë, duke theksuar se LDK-ja duhet të vazhdojë të mbështetet në dialog, respekt dhe demokraci, ndërsa shtoi se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe institucione funksionale.




