FC Ballkani dhe FC Malisheva kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në garat evropiane.
Ballkani u eliminua në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League nga Bohemians, pas ekzekutimit të penalltive. Pas humbjes 2:1 në Irlandë, kampioni kosovar fitoi 3:2 në “Fadil Vokrri”, duke e çuar ndeshjen në vazhdime me rezultat të përgjithshëm 4:4. Pas 120 minutash pa gola, kualifikimi u vendos nga penalltitë, ku skuadra irlandeze triumfoi 5:4.
Edhe FC Malisheva u eliminua nga garat evropiane. Pas fitores 2:0 në Prishtinë ndaj Hibernian, malishevasit u mposhtën 4:1 në ndeshjen e kthimit në Skoci dhe u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4:3.





