Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në zonën e Korminjanit.
Gjatë një operacioni në rrugët malore të kësaj zone, janë ndaluar dy automjete që dyshohet se kishin hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës dhe pa dëshmi për procedura doganore.
Sipas mbishkrimeve, mallrat dyshohet se ishin me origjinë nga Serbia. Me autorizim të prokurorit, automjetet dhe mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme, ndërsa rastet po hetohen nga njësitë kompetente në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në zonat kufitare.




