Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditura hapat e radhës për konstituimin e Kuvendit të ri pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Haxhiu njoftoi se seanca konstituive e legjislaturës së XI të Kuvendit do të mbahet më 6 gusht, në orën 10:00, në përputhje me Kushtetutën.
Ajo bëri të ditur se regjistrimi i deputetëve do të nisë më 3 gusht me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, më 4 gusht me ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa më 5 gusht do të regjistrohen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë.
Sipas Haxhiut, rendi i ditës i seancës konstituive përfshin formimin e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, shqyrtimin e raportit të tij, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.




