Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të përfundojë sa më shpejt, duke shprehur shqetësim për zvarritjen e procedurave.
Pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësuesit e partive politike, Tahiri tha se data e seancës konstituive më 6 gusht është shumë afër përfundimit të afatit dhe se çdo shtyrje e mëtejshme do të ishte e dëmshme për vendin.
Ai theksoi se Kosova nuk duhet të përfshihet në vonesa të panevojshme dhe paralajmëroi se zgjatja e procesit mund të krijojë bindjen se synimi është hapja e rrugës për zgjedhje të reja.
Sipas Tahirit, Aleanca do të kundërshtojë çdo tentativë për shtyrje të konstituimit përtej afateve të përcaktuara.




