FIFA ka reaguar ndaj kundërshtimeve të UEFA-s dhe konfederatave të tjera për planin e saj për ristrukturimin e operacioneve komerciale të Kupës së Botës, duke mohuar se bëhet fjalë për “shitje të futbollit”.
Organizata ka bërë të ditur se synon krijimin e një strukture të re, FIFA Forward Enterprise (FFE), e cila do të merrej me të drejtat televizive, sponsorizimet, licencimin dhe biletat e turneve. FIFA do të ruante kontrollin mbi këtë njësi, ndërsa një pjesë e aksioneve do t’u ofrohej investitorëve privatë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se projekti mund të sjellë të ardhura të mëdha dhe të rrisë mbështetjen financiare për federatat anëtare.
Ndërkohë, UEFA ka kundërshtuar propozimin, duke paralajmëruar masa nëse ai zbatohet në formën aktuale.
Edhe konfederata të tjera kanë shprehur rezerva, ndërsa FIFA ka theksuar se vendimi përfundimtar do t’u takojë federatave anëtare.




