Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga jeta familjare.
Gjatë një pyetje-përgjigjeje në Instagram, ajo u pyet nëse vajza e saj, Emi, dëshiron të ketë një motër. Jonida tregoi me humor se vajza e saj e ka këtë dëshirë, por ajo i ka gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur kërkesës.
“Po sikur të dalë prapë vëlla?”, i ka thënë Jonida, ndërsa Emi sipas saj është përgjigjur: “Jo, lëre fare”.
Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.




