Hormonet luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e organizmit, ndërsa çdo çekuilibër hormonal mund të shfaqet përmes simptomave që nuk duhen neglizhuar.
Ndër shenjat më të zakonshme janë shtimi i pashpjegueshëm në peshë, rënia e flokëve, djersitja e tepërt, lodhja kronike, aknet në fytyrë, rrathët e zinj poshtë syve, ndryshimet në indet e gjirit te gratë, si dhe ankthi apo depresioni.
Ekspertët rekomandojnë që personat me këto simptoma të konsultohen me mjekun për vlerësim hormonal.
Gjithashtu, këshillohet një stil jetese i shëndetshëm, me më shumë fruta dhe perime, si dhe kufizim të ushqimeve të shpejta dhe të përpunuara, të cilat mund të ndikojnë negativisht në ekuilibrin hormonal.




