Gjatë kësaj të hëne, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta, duke krijuar kushte tipike verore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore që vijnë nga Afrika Veriore, duke bërë që temperaturat të mbeten të larta, por brenda vlerave normale për këtë periudhë të vitit.




