Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e hënë.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.78 euro për litër, benzina me 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.
Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës.




