Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me humbje paraqitjen në Men’s 18 EHF Championship II, që po zhvillohet në Telavi të Gjeorgjisë.
Në ndeshjen e parë të grupit, Kosova u mposht nga Bullgaria me rezultat 36:26. Pas pjesës së parë, bullgarët kishin epërsi 14:11.
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të hënën nga ora 14:00, ku do të përballet me Qipron, me synimin për të reaguar pas humbjes në debutim.




