Dy persona janë arrestuar në Malishevë nën dyshimin se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas informacioneve të Policisë, rasti ka ndodhur më 2 gusht, rreth orës 14:30. Gjatë ndërhyrjes policore, të dyshuarit dyshohet se kanë penguar veprimet e zyrtarëve, ndërsa njëri prej tyre, pasi është shoqëruar në stacionin policor, ka sulmuar fizikisht policët.
Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.




