Nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e 89-të.
Edhe këtë vit, ajo e shënon këtë ditë pa praninë fizike të të birit, i cili vazhdon të ndodhet në Hagë, ku po përballet me proces gjyqësor para Dhomave të Specializuara.
Tradicionalisht, ditëlindja e saj është shoqëruar me vizita dhe urime nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë të ish-presidentit Thaçi.




