Demokraci Plus (D+) ka vlerësuar se Ligji për Çmimin e Produkteve Medicinale ka ndihmuar në uljen e dallimeve të çmimeve të barnave në Kosovë, por zbatimi i tij është shoqëruar me sfida.
Sipas analizës, vonesat në zbatim, mungesa e disa barnave dhe paqartësitë gjatë periudhës së tranzicionit kanë krijuar vështirësi. Anketa e D+ tregon se 81 për qind e qytetarëve ende besojnë se ka dallime në çmimet e barnave, ndërsa 40 për qind nuk e dinë se çmimi zyrtar është i shënuar në banderolë.
Organizata thekson gjithashtu se ligji ka mangësi, pasi nuk parashikon mekanizma për negociimin e çmimeve në raste të jashtëzakonshme dhe nuk ka eliminuar kontrabandën e barnave.
Në përfundim, D+ rekomandon ndryshime ligjore për të përmirësuar transparencën, furnizimin me barna dhe funksionimin e sistemit të rregullimit të çmimeve./EO/




