Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku janë paraqitur të dhënat për aksidentet në trafik, arrestimet dhe masat e ndërmarra.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë shënuar 25 aksidente me persona të lënduar dhe 55 aksidente me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 1,918 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë arrestuar 26 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person në vuajtje të dënimit.




