Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e 3 gushtit 1998, duke nderuar figurën e nënës Aze Brahimaj dhe sakrificën e familjeve që kontribuuan në luftën për lirinë e Kosovës.
Haradinaj tha se nëna Aze ishte një figurë e rëndësishme e organizimit çlirimtar që në fillimet e tij, ndërsa edukata e saj atdhetare ishte frymëzim për brezat pasues.
Ai përmendi edhe sakrificën e nënës së saj, Zize Syla, si dhe të rënëve Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj dhe Ukshin Hamza.
Po ashtu, Haradinaj nderoi edhe luftëtarët Naim Bajraktaraj, Beqir Mehmetaj, Isa Balaj, Naim Gjukaj, Agim e Milaim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj.
Ai u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që dhanë kontributin dhe jetën për lirinë e Kosovës.




