Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.
Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në Kosovë, përfshirë përgatitjet për konstituimin e Kuvendit të ri, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.
Po ashtu, palët kanë biseduar për situatën në Maqedoninë e Veriut dhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, si rruga Prizren–Tetovë dhe aksi Bllacë–Shkup.
Kurti e falënderoi Selën për vizitën dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.




