Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë konfirmuar se kanë pranuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Nga PDK-ja, deputetja e zgjedhur Blerta Deliu-Kodra bëri të ditur se ftesa është pranuar, ndërsa të njëjtën e konfirmoi edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Megjithatë, as PDK-ja dhe as AAK-ja nuk kanë njoftuar ende nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës dhe do të marrin pjesë në takimin e paralajmëruar.




