Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Sipas përgjigjes së Aleancës, kjo është hera e dytë që refuzohet ftesa për takim. Partia thekson se më herët i kishte paraqitur Kurtit gjashtë pika për diskutim, por nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me to.
Në letrën e dërguar nga Aleanca thuhet se, përderisa nuk ka përgjigje për kërkesat e saj, nuk sheh arsye për të marrë pjesë në një takim të organizuar në formatin e propozuar.
Për këtë arsye, Aleanca ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së radhës për takim.




