Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “vjedhje e rëndë”, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.
Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe institucionet e drejtësisë. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.
Sipas Policisë, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.




