Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një marrëveshje kredie prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF).
Sipas autoriteteve amerikane, fondet do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së pajisjeve ushtarake me origjinë nga SHBA-ja dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.
Marrëveshja mbështet gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet në sektorin e mbrojtjes në përputhje me objektivat e NATO-s deri në vitin 2035.
Zyrtarët amerikanë e cilësuan këtë si një tjetër hap në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes SHBA-së dhe Shqipërisë./Sinjali/




