Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për përfundimin e konfliktit mes dy vendeve mbeten të paqarta, pasi palët kanë dhënë deklarata të ndryshme për zhvillimin e negociatave.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se bisedimet po vazhdojnë dhe se Irani ka një mundësi të fundit për të arritur një marrëveshje, ndërsa Teherani ka mohuar se ka negociata të planifikuara me Uashingtonin.
Tensionet janë rritur edhe pas incidentit në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije mallrash raportoi se ishte goditur nga një predhë e paidentifikuar pranë brigjeve të Omanit.
Hormuzi mbetet një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, ndërsa çdo përshkallëzim në këtë zonë mund të ndikojë në tregjet globale të naftës./Sinjali/




