Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka deklaruar se vendimet e disa komunave për “çnjohjen” e Kosovës nuk kanë asnjë efekt juridik dhe nuk mund të ndikojnë në politikën e jashtme të shtetit.
Sipas MPJ-së malazeze, komunat nuk kanë kompetencë kushtetuese apo ligjore për çështje që lidhen me njohjen e shteteve dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Podgorica zyrtare ka theksuar se marrëdhëniet me Kosovën mbeten të mira dhe se Mali i Zi do të vazhdojë të mbështesë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare.
Vendimet kundër Kosovës janë miratuar nga disa komuna malazeze gjatë muajve të fundit, por sipas MPJ-së ato mbeten vetëm akte politike pa pasoja ndërkombëtare./EO/




